Mijëra rusë të dëshpëruar po përpiqen të ikin nga vendi për t’iu shmangur mobilizimit të Putinit, ndërsa radhët e gjata prej kilometrash krijohen për të ikur në vendet kufitare.

Burrat në moshë për të luftuar për përpiqen t’i shmangen një thirrje të mundshme pasi Putini urdhëroi mobilizimin e parë të Moskës që nga Lufta e Dytë Botërore, me plane për të filluar menjëherë rekrutimin e rreth 300,000 trupave për të luftuar në vijën e frontit.

Shumë fluturime u rezervuan dje në mes të panikut, ndërsa të tjera u duk se iu drejtuan taktikave drastike për të shmangur rekrutimin. Në Google u kërkua masivish: si të thyesh krahun në shtëpi, ose duke marrë avionin disa orë pas fjalimit të Putinit.

Një grua nga Tyumen në Siberi tha: “Nuk do ta lë burrin tim të shkojë. Do t’ia thyej të dyja këmbët. Detyra e tij është të rrisë fëmijët e tij.”

Autoritetet lëshuan një paralajmërim të veçantë për rekrutët e mundshëm se ata përballen me sanksione ligjore nëse vetëdëmtohen duke thyer krahët ose këmbët për të shmangur thirrjen.

Fotot dhe videot janë shfaqur gjithashtu nga aeroportet e mbushura me të rinj dhe trafiku i rënduar pranë pikave kufitare, të nxitur nga frika se vendi mund të mbyllet dhe të dërgojë më shumë civilë në luftë.Dje, transportuesi kryesor Aeroflot tha se nuk ishte ‘ende’ duke i ndaluar të rinjtë të udhëtojnë, duke sugjeruar se kufizimet e udhëtimit mund të vendosen së shpejti. Dhe një foto dramatike e natës nga aeroporti Vnukovo në Moskë tregon burra që përpiqen të arratisen para se të pengohen. /abcnews.al/