Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me Giorgia Melonin, e cila pushoi për katër ditë në Vlorë. Krahas fotos, Rama e cilëson Melonin si motrën nga Shqipëria dhe thotë se vizita e saj në vendin tonë ishte një nder.
Meloni u filmua pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungo Mare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.

Më herët Meloni dhe Rama janë filmuar duke pirë kafe në Lungomare, në orët e fundit në Vlorë të kryeministres italiane.
Edhe pse me masa të shtuara sigurie, gazetarja e ‘FaxNews’ Afrovita Hysaj ka siguruar videon nga takimi i tyre.
Meloni edhe pse e shoqëruar me bashkëshortin, është shfaqur e afruar me kryeministrin Rama, teksa shihen duke biseduar dhe buzëqeshur.
Gjatë ecjes në Lungomare, dy liderët politik janë parë shpesh të përqafuar.
