Finlanda ka një strukturë të pabesueshme të një rrjeti të plotë bunkerësh anti-bërthamor.
Më shumë se 500 strehimore nëntokësore ndodhen në themelin e kryeqytetit Helsinkin, ku mund të strehohen 900,000 njerëz.
Bunkerët nëntokësore të Finlandës përfshijnë kafene, fusha sportive, parkim makinash dhe mijëra krevate marinari. Mediat e huaja shkruajnë se dyert e hyrjes janë të vendosura me kujdes mbi tokë dhe se janë aq të trasha sa një shpërthim bërthamor nuk do të linte as edhe një goditje.
Ndërtimi i tyre ka nisur në vitin 1960, ndërsa qeveritë e njëpasnjëshme kanë vijuar punën, ku si rezultat kanë arritur të përpunojnë 500 bunkerë.
Kujtojmë që përpjekja e vendit nordike për t’u bashkuar me NATO-n ka ndezur zemërim në Moskë. Pak më parë një aleat i ngushtë i Putin ka kërcënuar Finlandën duke thënë se vetëm me një bombë të “Saten 2” mund ta zhduknin Finlandën në 10 sekonda.
Strehëzat nëntokësore të ndërtuara në themelin e Finlandës vijnë nga përvoja jonë në Luftën e Dimrit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë kemi të afërm që kanë vuajtur nga ato trauma” Anna Lehtiranta, shefe e komunikimit në departamentin e shpëtimit të qytetit të Helsinkit.




