Me shume se 70 % e siperfaqjes se mbjelle me grure ne Myzeqe sezonin e kaluar, kete vit nuk do te punohet.
Shkak sipas fermerëve janë kostot e larta ndërsa një pjesë të mirë të prodhimit nga viti i kaluar e kanë ende të pashitur. Fermerët shprehen se do të kultivojnë grurë vetëm për të plotësuar nevojat e familjes.
Sezoni i mbjelljes ka nisur prej dy javesh dhe pritet te perfundoje ne mes te dhejtorit.
Për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë gruri pësoi një shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare cka nxiti edhe fermerët shqiptare të mbillnin më shumë sipërfaqe me grurë.
