Ai ishte duke udhëtuar mbi një scooter, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e policisë financiare ka qënë fakti se burri ka pasur veshur një pallto dimri në mes të korrikut. Policëve u ka bërë përshtypje kjo gjë dhe e kanë ndaluar.

Por për çudinë e tyre, ai e ka braktisur scooterin dhe ka vrapuar në këmbë. Policët e kanë ndjekur dhe kanë arritur ta ndalojnë teksa tentonte të futej në një garazh. Gjatë kontrollit , në xhepa i kanë gjetur 215 gramë marijuana dhe 2 gram kokainë.

Por kjo nuk është e gjitha. Gjatë arratisjes me vrap burrit i kishte rënë një pult që dukej se hapte garazhin. Policët arritën të hapin me pultin derën e garazhit ku një tjetër scooter dhe një makinë ishin parkuar. Brenda makinës ishin të fshehura më shumë se 63 kg marijuana brenda disa sferave të kuqe. Ky stil mesa duket është kthyer në një lloj mode mes shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Në 18 qershor në Triuggio (Monza-Brianza, mbi 60 kg hashash ishin gjetur të fshehur anë sfera në një apartament. Në fillim të korrikut një rast i ngjashëm ishte kapur në një kuti në Natta në Milano.

Droga e kapur do i sillte atij një fitim prej më shumë se 200,000 euro nëse ai do i kishte shitur. Shqiptari i cili kishte një të kaluar kriminale të ngjashme, u vendos në prangat e policisë italiane.

fax