Në emisionin “Shije shtëpie” në Tv Klan është trajtuar një temë delikate mbi abuzimet ndaj të miturve, ku e ftuar ka qenë 20-vjeçarja, Erika Kordha që ka shkruar një libër mbi përjetimet e saj.

Kordha ka treguar se ka qenë 12 vjeç kur është abuzuar seksualisht dhe më pas jeta e saj ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër.
Erika Kordha: Shkrimi i librit ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Libri është publikuar në qershor të këtij viti. Të gjitha janë përjetime që unë i kam kaluar në një moshën të vogël, 12-vjeç. Nuk e pata mbështetjen nga shoqëria dhe më përbuzën, kështu vendosa që të gjithë vuajtjen time ta kthej në libër.

Katerina Trungu: Kanë kaluar 12 vite, çfarë ndodhi në moshën 12-vjeçare që të kuptohet dhe nga publiku?

Erika Kordha: Në moshën 12-vjeçare kam rënë viktimë e një abuzimi seksual dhe më pas e gjithë jeta ime mori një rrjedhë tjetër, duke u braktisur nga shoqëria, nga instancat ligjore dhe ngela vetëm, unë dhe Zoti. Traumat që la ngjarja më pas, vendosa që t’i hedh në fletë.

Katerina Trungu: 12 vjeç nuk më përmende familje..

Erika Kordha: Unë jetoj në një zonë të vogël ku mentaliteti është brutal, por nuk i vë faj sepse nganjëherë gjykojmë nga padituria.

Katerina Trungu: Çfarë ka ndodhur në vija të përgjithshme?

Erika Kordha: Unë kam qenë në dyqan për të blerë ushqime… nuk dua të flas më tepër

Katerina Trungu: Dhe dikush është afruar dhe ka ndodhur diçka…

Erika Kordha: Po

Katerina Trungu: Pastaj çfarë ndodhi me ty?

Erika Kordha: Aty abuzoi seksualisht me mua, jam kërcënuar.

Katerina Trungu: Nuk dua të të ngacmoj në atë pikë… Kthehesh në shtëpi, familja a e merr vesh se çfarë ka ndodhur me ty?

Erika Kordha: Po, familja e merr vesh se çfarë ka ndodhur. Më pas është bërë denoncimi në polici dhe personi është arrestuar.

Katerina Trungu: A vuajti dënimin?

Erika Kordha: Vuaji vetëm një vit, nga 4 që mori dënimin