Foto ilustruese

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi mbante pa leje një armë zjarri tip pistoletë dhe kokainë. Sipas policisë 42-vjeçari u kap në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras.

Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e kokainës dhe 2 celularë.

Kurbin/Finalizohet operacioni i koduar “Alias”

Mbante pa leje, armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras, 42-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sasi lënde narkotike Kokainë.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.

Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

GEAM Sh.p.k