Xhensila Myrtezaj feston sot 28 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja e ka nisur ditën në mënyrën më të bukur, bashkë me vajzën e saj, Ajka. Në një dekor plot me tollumbace, dy vajzat shfaqen me pizhame teksa gëzojnë me njëra-tjetrën.

Ajkushi i mamit, ti më çon në qiellin e shtatë”, shkruan artistja. Kështu ajo nis festën, pa grim dhe me pizhame, por me siguri festa do të vazhdojë ndryshe gjatë ditës.

Ndërkohë, këngëtarja ka qenë ‘pushim’ për sa i përket këngëve të reja, megjithatë të presim çfarë surprizash ka rezervuar Xhensila për sezonin e verës.

Top Channel