Tre persona janë vendosur në pranga, të akuzuar për vjedhje.
Raportohet se të arrestuarit janë Arteus Muhaj, Griseld Mandreja dhe Mikel Malaj.
Sipas informacioneve, ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur në lagjen 8 Shkurti në Fier.
Tre të arrestuarit dyshohet kanë grabitur celularë dhe rroba firmato në 5 dyqane.
Në një video të publikuar në mediat sociale, shihet momenti kur një prej tyre, me cigare në gojë, hyn në një butik duke thyer xhamin dhe mbush çantë me rroba e këpucë.