Moti javën e para të qershorit parashikohet me temperatura tipike vere. Sipas meteorologes Ilajda Porja, kjo javë do të karakterizohet nga diell dhe kushte të mira atmosferike në pjesën më të madhe të territorit.

Edhe pse në disa zona malore do të ketë reshje të përkohshme pasditeve, fundjava do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të motit, me dominim të kthjellimeve dhe diellit.

Temperaturat do të rriten gradualisht, duke nisur nga 25°C që priten sot, ndërsa në fundjavë do të arrijnë deri në 29°C.

“Në javën e fundit të pranverës, nuk do të kemi thyerjen e menjëhershme të temperaturave. Gjatë kësaj jave do përjetojmë më shumë diell sepse javën që lamë pas. Sot do kemi diell në pjesën më të madhe të territorit, por dhe me kthjellime dhe vranësira gjatë pasditeve, reshje të përkohshme dhe kalimtare, të cilat do kryesojnë më shumë në zonat malore.

Fundjava do përmirësojë dukshëm kushtet atmosaferike, duke bërë që të kemi më shumë mbizotërim të diellit. Sa i përket vlerave termike sot presim të jetë 25 gradë Celsius, nga nesër dhe në vijim pritet të ketë një rritje të lehtë graduale. Por maksimumi në fundjavë pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.”

Ndërkohë, në rajon pritet një mot disi më i paqëndrueshëm gjatë këtyre ditëve.