Even “bad boys” fall in love! Po, edhe reperi Getoar Selimi nuk ngurron të na tregojë se është kokë e këmbë i dashuruar me partneren e tij, Marina Vjollcën.
Sot, kjo e fundit feston sot 31-vjetorin e lindjes dhe s’mund të mungonte kurrësesi një urim super romantik nga Getoari.
Krahas fotos së partneres, reperi ka shkruar fjalët më të ëmbla të dashurisë.
“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës.
“Të dua pafund jetë”- shkruan moderatorja, duke na e sheqerosur kështu ditën.
Teksa shijon marrëdhënien e tij me Marinën, Getoari po shijon gjithashtu karrierën muzikore.
Pak ditë më parë, ai erdhi në një bashkëpunim me Majk dhe Ermal Fejzullahun, me një këngë të titulluar “Para para”.
Kujtojmë se Ermali dhe Geti kanë bashkëpunuar edhe më parë me njëri-tjetrin. Në vitin 2003 ata sollën bashkë këngën “Vesa” ndërsa në 2010 erdhen me “I kom”. Po ashtu, Majku dhe Geti kanë sjellë mjaft projekte muzikore, të cilat janë kthyer mënjëherë në hite.