Tiranë – Policia Rrugore ka vijuar kontrollet intensive në aksin Sauk-Teg. Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën  00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh  me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit..

Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Në Sauk-Teg në të dyja kahet e lëvizjes.

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle me radar , për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.
Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.
Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.
Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit..
Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Mos fluturoni në dhe mos abuzoni me alkoolin në timon!
Policia Rrugore me dragera e radarë është në rrugë 24/7.
Nuk është aksion, është punë e pandërprerë vetëm e vetëm për një qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos

#MosPërdorGjatëDrejtimitTë

/abcnews.al/