Instagram-i ka njoftuar disa ndryshime në siguri për përdoruesit e rinj. Të gjitha llogaritë e fëmijëve nën 16 vjeç do të bëhen automatikisht private dhe disa të rritur me adresa të dyshimta do të bllokohen e nuk do të kenë mundësi për të komunikuar me adoleshentët. Gjithashtu do të ketë kufizime edhe për targetimin e reklamave tek adoleshentët.

Këto ndryshime vijnë pasi Instagram-i është nën presion të vazhdueshëm nga ligjvënësit, prindërit dhe mbrojtësit e sigurisë së fëmijëve, që janë të shqetësuar për impaktin e rrjeteve sociale tek fëmijët, privatësia e tyre dhe shëndeti mendor.

Shefja e politikës publike në Instagram, Karina Newton, është shprehur se këto ndryshime kanë si qëllim krijimin e përvojave të përshtatshme për moshën dhe për t’i ndihmuar të rinjtë për të naviguar në këtë rrjet social.

“Ne duam që të rinjtë të jenë të sigurt, të kenë eksperienca të mira dhe duam t’i mësojmë ndërkohë që përdorin platformën tonë, për të zhvilluar zakone të shëndetshme dhe cilësore kur janë duke përdorur internetin, aplikacionet dhe rrjetet sociale”, është shprehur Karina Newton