341 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 3007 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve, me 85 të infektuar. Rastet e reja janë nga qytetet:
85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.
9 qytetarë të moshave nga 37-79 vjeç kanë humbur betejën me Covid 19. Viktimat janë:
2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatmirësisht, 673 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (3 Prill 2021)
Testime totale: 567,572
Raste pozitive: 126,183
Raste të shëruara: 93,173
Raste Aktive: 30,754
Humbje jete: 2256
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë: 21546
Fier: 2541
Durrës: 1262
Gjirokastër: 1248
Shkodër: 1175
Vlorë: 889
Korçë: 798
Kukës: 361
Dibër: 326
Elbasan: 313
Lezhë: 227
Berat: 68
Top Channel