Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Semi ka folur shpesh për ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Dyshja kanë qenë të lidhur për 9 vite dhe ndonëse tani janë ndarë, vazhdojnë të mbeten shumë miq të mirë.
Mbrëmjen e sotme ajo ka thënë se Bojken i ka ndryshuar jetën dhe është kujdesur shumë për të.
“Më ndryshoi jetën. Për 9 vite më sillte kafen në mëngjes, donte të mos punoja, të shkollohesha, të merresha me muzikë. Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni, por dashuria me fishekzjarre nuk ishte më aty.
Prandaj meqë bërë dy shok të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”, është shprehur Semi.