Një sondazh i publikuar nga Gallup ka grumbulluar opinionin e qytetarëve amerikanë nga data 6 deri në 21 korrik dhe arriti në përfundimin se 41% e të gjithë amerikanëve besojnë se disa nga objektet e paidentifikuara janë anije kozmike aliene. Këto vlera janë në rritje në krahasim me vitin 2019, ku vetëm 33% e personave të anketuar besonin tek UFO-t.
Rreth 50% e pjesëmarrësve në këtë sondazh ishin skeptikë dhe thonin se prania e pashpjeguar e këtyre objekteve që viheshin re në qiell mund të shpjegohet përmes aktivitetit human ose fenomeneve natyrore.
Gjithashtu kishte dhe një 9% që nuk kishin asnjë opinion mbi këtë temë, shifër kjo që është rritur lehtë nga 7% në 2019.
“Me përfshirjen gjithnjë e më shumë të lajmeve mbi UFO në televizion dhe shtimin e deklaratave nga qeveria, njerëzit kanë filluar të besojnë akoma më shumë në praninë e anijeve kozmike aliene.” shkruajti Gallup në një deklaratë për shtyp.
“Megjithatë qeveria duket të jetë më e fokusuar në mbrojtjen ndaj rreziqeve që vijnë nga qeveritë e tjera dhe jo nga planetet e tjera, dhe kjo gjë ka ndikuar dhe në gjysmën e amerikanëve të cilët besojnë se këto “vizita” kanë një shpjegim jo-jashtëtokësor.” shtoi Gallup.