Dy vite më parë, jeta e Ildës dhe familjarëve të saj ndryshoi plotësisht.
Vajza e saj Ersi, 12 vjeçe, rrëfeu historinë prekëse në emisionin “Më thuaj një dëshirë”.
Ilda u diagnostikua me kancer në gji në moshën 34- vjeçare dhe pas shumë seancave të kimioterapisë, i ranë flokët.
Me lot në sy, Ersi tregoi se dëshironte që mami i saj të kishte flokë si më parë.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo dhimbje, Ilda është përballur edhe më një dramë tjetër në jetë, humbjen e vëllait 25-vjeçar, emrin e të cilit sot e mban Ersi.
“Më thuaj një dëshirë” i realizoi dëshirën Ersit, e cila pasi e pa të ëmën me extensions u emocionua dhe i dha këtë mesazh; “Ti je luftëtare, Zoti sprovon njerëzit e fortë! Nuk dua që të qash më!”
Një set fotografik dhe një aparat i dhuruar që nënë e bijë të fiskojnë kujtimet më të bukura në vazhdim, përmbyllën një ndër dëshirat më emocionuese të episodit të sotëm të “Më thuaj një dëshirë”.Top Channel