Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP”, pesë nga banorët fituan të drejtën që të shohin ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare në kualifikimet për “Botërorin 2022”.
Iliri, Arjola, Sabiani dhe Monika që u refuzuan të ishte pjesë e festës nga pjesa e tjetër e banorëve mbrëmë patën mundësinë të shihnin ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë, teksa ata zgjodhën të marrin edhe ish-futbollistin, Kledin për të shikuar ndeshjen.
Dy banorët nga Kosova, Pajtim Krasniqi (DJ PM) dhe Arbër Gumnishta (DJ Dagz), që në ditët e parë kishin shprehur kerkesë nga “Vëllai i madh” që të ndiqnin një ndeshje futbolli, pasi dyshja treguan se janë ndjekës të rregullt të ndeshjeve të futbollit.
Pas përfundimit të ndeshjes, DJ Dagz vazhdoi të shprehte inatin e tij pasi që nuk u ftua të shihte ndeshjen nga pjesa tjetër e grupit.
Në një moment, ai thotë: “Që 20 vite nuk më ka thënë dikush JO, kujt po ja nin për kontratë”.