Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev ka lëshuar një kërcënim të ashpër ndaj vendeve perëndimore që ndihmojnë me armatime Ukrainën.
Duke folur për postimet në rrjetet sociale, Medvedev tha: “Postimet e tyre në rrjetin Telegram janë shumë të ashpra, i urrej ata”. E ndonëse nuk sqaroi se cilin nënkupton me “ata”, me gjasë e ka patur për ukrainasit dhe aleatët e tyre. “Deri sa të jem gjallë, unë do të bëj gjithçka të zhduk ata që duan vdekjen e Rusisë”.
Duke folur për armatimet që vendet perëndimore po i japin Ukrainës, Medvedev kërcënoi se këto vende do të goditen me raketa nga Moska, nëse raketat e tyre përdoren për të qëlluar qytete ruse.
“Kalorësit e Apokalipsit janë gati”, tha Medvedev.