Aktorja shumë e dashur për publikun, Megan Fox i ka shokuar të gjithë me deklaratën e fundit.
Përmes një fotoje në Instagram ajo ka rikujtuar fansat se është një anëtare e komunitetit “LGBTQIA”. Në foton e postuar shihet se thonjtë e Fox janë në ngjyrat e ylberit njëlloj si ikonat bashkëngjitur shkrimit. Aktorja ndihet krenare se po feston të qenit biseksuale për më shumë se dy dekada.dhe fansat e kanë përkrahur.
Aktualisht Meghan është në një lidhje me Machine Gun Kelly, të cilët e pranuan dashurinë e tyre në verën e vitit 2020 pasi kishin xhiruar filmin “Midnight in the Switchgrass” së bashku./abcnews.al