Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni “First Day”.

Megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria u krye gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të ditës së hënë, 8 shtator, në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.

Si rezultat, u arrestuan 30 persona gjithsej, ndërsa 1 person tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Për 25 prej të arrestuarve, ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerët u kapën në flagrancë gjatë këtij operacioni.Ndërkohë që 14 persona të tjerë janë të shpallur në kërkim, për trafik droge./