Princ Harry ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tronditur të gjithë. Ai i ka thënë Oprah Winfrey se bashkëshortja e tij, Meghan Marke, ka vendosur që të mos vrasë veten vetëm nga shqetësimi për të që “të mos humbiste një grua tjetër në jetën e tij”.
Në dokumentarin “The Me You Can’t See”, Harru flet pa dorashka në lidhje me natën kur Markle i tha donte të vriste veten. Dyshja e cila organizoi një dasmë madhështore në vitin 2018, janë prindër të një djali dhe po presin fëmijën e tyre të dytë.
“Dayli Mail” shkruan se teksa nuk kishin as një vit që ishin të martuar, Meghan ngeli shtatzënë me djalin, Archie. Në janar të 2019, Markle i ka thënë bashkëshortit të saj se ishte thellësisht në depresion.
Këtë e kishte treguar edhe më herët vetëm Meghan gjatë intervistës shokuese me Winfrey.
“Gjëja që e ndaloi atë të ndërmerrte atë veprim, ishte se sa e padrejtë do të ishte për mua pas gjithçkaje që i kishte ndodhur mamasë sime. Nëse do bënte atë veprim, do të vihesha në një pozitë që të humbja një grua tjetër në jetën time – me një foshnjë brenda saj, foshnja jonë”, tha Princ Harry.
Ky i fundit shton se “gjëja e frikshme për të ishte qartësia e saj e mendimit”. “Ajo nuk e kishte humbur. Ajo nuk ishte e çmendur. Ajo nuk po vetë mjekohej, qoftë përmes tabletave apo përmes alkoolit”, ka thënë ndër të tjera Harry.
Sipas Princit, Meghan ishte absolutisht e matur dhe plotësisht e arsyeshme.
“Megjithatë, në qetësinë e natës këto mendime e zgjuan atë”, tha Duka i Sussex, duke shtuar se nuk dinte se si ta merrte rrëfimin e saj.
“Unë jam disi i turpëruar nga mënyra se si jam marrë me të. E sigurisht, për shkak të sistemit në të cilin ishim dhe përgjegjësive dhe detyrave që kishim, ne patëm një përqafim të shpejtë dhe më pas na duhej të ndërroheshim. Duhej që me një autokolonë të shoqëruar nga policia, do të shkonim në Royal Albert Hall për një ngjarje bamirësie. Pastaj dil para kamerave të shumta dhe bëj sikur gjithçka është në rregull. Nuk e kishe një mundësi që të thoshe “e dini çfarë, sonte ne nuk do të shkojmë, sepse thjeshtë imagjinoni historitë që vijnë nga kjo’”, ka sqaruar Harry.
Ai ka shtuar se ajo natë për të ishte një zbulesë, pasi kuptoi se ata nuk mund të vazhdonin ashtu siç ishin.
‘Teksa unë dhe gruaja ime ishim ulur në ato karrige, mbanin duart e njëri-tjetrit, e në momentin që dritat ulen, Meghan fillon të qajë. Më vjen keq për të, por gjithashtu jam shumë i zemëruar me veten time që jemi në këtë situatë”, ka vijuar rrëfimin Princ Harry.