Bindja Demokratike për Elbasanin ka sjellë një tjetër emër si pjesë e listës së kandidatëve për qarkun e Elbasanit. Këtë herë garës për votën e qytetarëve I është bashkuar edhe Megi Rrasa. Megi Rrasa ka përfunduar studimet për Farmaceutikë dhe sot e ushtron këtë profesion .
Me profesionalizëm dhe vullnet të plotë ajo është çdo ditë në kontakt me njerzit duke I’u shërbyer dhe këshilluar gjë që synon ta bëjë edhe në të ardhmen . Megi është rritur në një familje me tradita që me punën e tyre janë kontribues në zhvillimin e qytetit.
Ajo është pjesë e Bindjes Demokratike të Elbasanit me qëllimin që me punën dhe vullnetin e saj të çojë përpara të ardhmen e këtij qarku duke pasur në fokus të rinjtë ,votën e të cilëve e kërkon si një mënyrë për t’I përfaqësuar denjësisht në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
Nën moton “Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë “ Megi Rrasa I shtohet emrave të tjerë të Bindjes Demokratike që do të kërkojnë votëbesimin e qytetarëve të qarkut të Elbasanit në zgjedhjet që do të mbahen më 25 Prill.
Egnatia news