Që në momentin që bëra të ditur kandidaturën time për deputete të gjithë me drejtuan një pyetje!

Ç’lidhje ke ti me politikën?

Shumë prej tyre u habitën se përse unë isha e vendosur që ti bashkohesh Bindjes Demokratike për të garuar për Elbasanin. Së pari unë kam lindur këtu dhe Elbasani është shtëpia ime ndaj ndjej se është detyrë së pari si qytetare që të hedh nje hap drejtë rrugës së ndryshimit1

Duke parë cdo dite prej shumë vitesh cfarë po ndodh me politikën në Shqipëri, se si po të njëjtat fytyra drejtojnë në një mënyrë jo të duhur vendin tonë mendova se na duhet një frymë e re. Një frymë e cila në fokus ka të ardhmen e të rinjve të këtij vendi, të cilët dita- ditës po largohen prej tij.

Mendova që dicka duhet të ndodhë që rinia të gjej veten në vendin ku lind të rriten të sigurtë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Elbasan  e jo të ikin jashtë vendit.

Gjatë fushatës jam takuar me njerëz të ndryshëm shumë prej tyre hezitojnë edhe sot të flasin për shkak të frikës që është ngulitur tek ta nga politika e vjetëruar. Qytetarët janë të frikësuar për të dhënë mendimin e tyre real dhe kjo duhet të ndryshojë medoemos .

Ndoshta shumë  pyesin se përse nuk u antarësova në një parti tjetër ku mundësitë mund të ishin më të mëdha ? Kjo është për shkak të idealeve të mia si vajzë e këtij qyteti. I kam parë dhe ndjekur nga afër prej vitesh kandidatët e partive të tjera dhe asnjëri prej tyre nuk meriton që të ketë votëbesimin e qytetarëve pasi tashmë janë të provuar .Idealet e tyre janë të vjetëruara dhe nuk mund të sjellin ndryshim në një qytet që e shpreson.

Qytetarët janë të lodhur pasi mendojnë se  asgjë nuk do ndryshojë  por unë ju them me bindje se çdo gjë është e mundur nëse bëhet nga të rinjtë me zemër të pastër dhe me vullnet të plotë. Mjafton që ju, të dashur bashkëqytetarët e mi të na besoni votën tuaj më 25 Prill.

Egnatia News