Melasa është një nënprodukt që nxirret gjatë përpunimit të kallam sheqerit dhe panxhar sheqerit.

Ajo përmban sasi të konsiderueshme mineralesh dhe vitaminash, përfshirë kalciumin, magnezin dhe kaliumin, duke u shndërruar kështu në një përbërje mjaft të shëndetshme.

Melasa shpesh përdoret si zëvendësues i sheqerit në tryezë, por ajo ka gjithashtu një numër më të gjerë përdorimesh të cilat AgroWeb.org i rendit më poshtë.

Ju Jep Energji

Ushqimet që shoqërohen me melasë, mund t’ju shtojnë energjinë në mënyrë të shpejtë.

Melasa kombinohet mirë me kanellën, frutat e thata dhe arrat. Natyra e saj ngjitëse, e bën atë një lidhës perfekt për të mbajtur përbërësit e thatë së bashku.

Ju gjithashtu mund të përdorni melasën si një zëvendësuesi i mjaltit ose shurupit në ndonjë nga recetat tuaja të preferuara.

Mund Të Lehtësojë Dhimbjet Menstruale

Ky produkt është një burim i mirë i hekurit, i cili mbështët sekretimin e shëndetshëm të estrogjenit, një nga shkaqet e zakonshme të dhimbjeve të forta menstruale.

Mund Ta Përdorni Në Gatimet Tuaja

Nëse po këroni t’i bëni më interesane gatimet e skarës, atëherë melasa mund të jetë një opsion perfekt.

Ju mund të shtoni një sasi të vogël të melasës në gjalpë, duke krijuar kështu një përbërje të përsosur për perimet si karotat dhe patatet e ëmbla.

Apo ta shtoni atë edhe në sallatë për të marinuar e për të krijuar një shije krejt tjetër.

Ndihmon Me Tretjen

Nëse kapsllëku është një problem për ju, melasa mund t’ju vijë në ndihmë falë magnezit që ajo përmban.

Ju mund ta shtoni atë në pijet e ngrohta si kafe, kakao apo çaji për të ndihmuar kështu tretjen.

Mund Të Lehtësojë Dhimbjet E Kyçeve

Melasa përmban magnez, kalcium dhe hekur, të cilët mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të nervave dhe muskujve.

Gjithashtu ky produkt i ëmbël ndikon në forcimin e kockave, duke u kthyer në një ndihmesë për personat që vuajnë nga osteoartiti apo reumatizma.

Ëmbëlsues Në Pije

Kur përgatisni lëngjet e frutave apo limonatat përdorni melasë. Kështu përveç shijes së mirë do të përfitoni edhe vlerat e saj.

Mund Ta Shtoni Në Ëmbëlsira

Dhe së fundmi, mos harroni se melasa është e mrekullueshme kur përgatisni kek, biskota apo ëmbëlsirat kremoze.

Ajo u jep produkteve të pjekura një nuancë të fortë të ngjyrës kafe dhe gjithashtu u jep ushqimeve më shumë shije./AgroWeb.org