Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i SHBA-së në Uashington më 20 janar, tha sot zyra e saj.
Meloni e ka pozicionuar veten si liderja më e afërt evropiane me Trump dhe besohet se është e vetmja që do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.Prezenca e kryeministres u konfirmua në axhendën javore të publikuar nga zyra e saj.
Udhëheqësit e huaj sipas traditës nuk marrin pjesë në ceremonitë e betimit të SHBA-së, por Meloni tha në fillim të këtij muaji se ishte e ftuar – një gjest i parë si një shenjë e “respektit të madh” që Trump ka për të dhe Italinë.
Meloni dhe Trump nuk e njohin mirë njëri-tjetrin, por ndajnë vlerat e së djathtës dhe janë takuar dy herë që nga rizgjedhja e Trump në nëntor.