Panorama Plus/ Moderatorja Bora Zemani i është kundërpërgjigjur Arjon Muçës dhe ish-konkurrentëve të Për’puthen, të cilët kanë deklaruar se ajo nuk i përshëndeste në emision dhe se është mendjemadhe.

Në puntatën e fundit të Për’puthen, Bora Zemani bëri një rrëfim të rralë rreth jetës gsë saj personale dhe profesionale. Gjatë bisedës së zhvilluar në studio përballë Arian Konomit, moderatorja foli edhe për ‘ankesat’ që konkurrentët dhe Arjon Muça kanë pasur për të.

“Ti (Arjan) përfshihesh më tepër me personazhet, unë gjithmonë kam dashur të jem sa më e tërheqeur sa më e papërfshirë në të gjitha historitë madje kam pasur ankesa edhe që nuk përshëndes konkurrentët në studio për këtë fakt. Sepse dua të jem sa më larg për t’i bërë ato pyetjet e mia në mënyrën më komode të mundshme.”- tha Bora.

Kujtojmë se në një intervsitë të dhënë Arjon Muça u pyet për një veçori të mirë dhe një veçori të keqe të Bora Zemanit, pasi ai ka qenë shpesh në ‘Për’puthen’ si opinionist. Arjoni tha se Bora është shumë puntore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’. “Bora është karrieriste dhe punëtore. Tipari i keq është se nuk përshëndet. Më ka ndodhur edhe mua që nuk më flet. Nuk i vë re njerëzit që ka pranë.”- tha ai.

Nga ana tjetër ish-konkurrenti i Për’puthen, Markeljano Peti tha disa kohë më parë se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me stafin e emisionit. Ai shtoi se produksioni bënte diferencime mes konkurrentëve, ndërsa tha se moderatorja Bora Zemani “mezi iu thoshte mirmëngjes”.

“Jo. S’kam pasur asnjëherë marrëdhënie. Nuk ruaj kontakte. As asokohe nuk kisha, vetëm një gocë që merrej me ne tek grimi që na ndihmonte. S’kam pasur komunikime me stafin, as moderatorja Bora Zemani mezi na fliste, edhe mirëmëngjesin e thoshte me zor. Nuk më pëlqen pjesa që kur je dikushi dhe nuk i respekton të gjithë njësoj. Kishte diferencime mes konkurrentëve. Dikush që është bërë personazh aty mendon se mund të kishte fije logjike më shumë se dikush tjetër, përshembull ke persona aty në studio që janë shumë shumë më të mirë.”, u shpreh 27 vjeçari.