Pas një viti të trazuar si pasojë e pandemisë, është e vërtetë se njerëzit mund të ndihen shumë me të vjetër seç duhet.
Pas qëndrimit në shtëpi, distancimit shoqëror dhe ngrënies së të gjitha ushqimeve në sasi të pakontrolluar, fatkeqësisht ne edhe mund të dukeni më të vjetër.
Por mjekët thonë se ka shpresë për përfundimin e kësaj situate të shkaktuar nga kriza globale shëndetësore, sidomos tani me ardhjen e vaksinave anti-COVID, dhe gjasat janë të mëdha që njerëzit të fillojnë të ndihen sërish normal, e ndoshta edhe më mirë se kurrë.
Atë që ua ka falur natyra apo gjenetika nuk keni si ta ndryshoni, por ju mund t’i kontrolloni faktorët tjerë të cilët ju ndihmojnë të dukeni dhe ndiheni më të rinj në moshë.
Për ta arritur këtë, sugjeroheni që ta shmangi ekspozimin kronik në diell, të gjeni mënyra si ta largoni stresin ditorë, të bëni gjumë të mirë dhe të mjaftueshëm natën, ta krijoni një orar të rregullt të fjetjes, të ushqeheni shëndetshëm, mos harroni ta hidratoni lëkurën me anë të kremrave adekuate, mos pini duhan, bëni ushtrime fizike sa më shpesh dhe mos harroni të qeshni sa më shumë.
Buzëqeshja ju bën më të lumtur dhe ju jep më shumë energji. Një qëndrim pozitiv inkurajon zakone më të mira të ngrënies dhe më shumë ushtrime fizike.