Arlinda Muja nga Shoqata e Mikrokredive Shqiptare ka qenë e ftuar sonte në studion e “Opinion”. Teksa foli për kreditë konsumatore dhe mënyrën si funksionon i gjithë ky proces në vend, Muja sqaroi dhe një lloj ‘oferte’ që shpesh herë i konfuzon klientët.https://www.youtube.com/embed/VKvkm3Y11Ew?si=DPEutpbXIbm_mL75
Si shpjegohet se në rast se merr me këste një celular në një dyqan, në fund paguan po aq sa ishte çmimi fillestar. Pra kush i paguan normat e interesit në këtë rast?
⚈ Merr kredi 500 euro, kthen 500 euro, pa asnjë kosto shtesë. Pse ta jep ty? Se banka ta jep me interes. Edhe në kohë të Zogut i thonin para me fajde, merrje 10, ktheje 11. Se shumë njerëz ngatërrohen nga kjo.
Arlinda Muja: Është vetëm kredia e parë, pra nëse ti je klient për herë të parë. Mund të kthesh aq sa merr, është një kosto marketingu e kompanisë. Kostoja e asaj kredie paguhet nga dyqani i cili ka lidhur marrëveshjen.
⚈ Unë dua të blej këtë celular, ta zëmë se kushton 1 mijë Euro. Unë do ta paguaj për 24 muaj, nuk e di sa i bie kësti, në fund do paguaj po 1 mijë Euro?
Arlinda Muja: Po!
⚈ Po ku e ke fitimin?
Arlinda Muja: Sepse dyqani paguan insititucionin kredidhënës, përqindjen për produktin.
⚈ Sa është kredia e konsumatorit?
Arlinda Muja: Shkon 150 milionë euro aktive
⚈ Për sa muaj mund t’i kthesh?
Arlinda Muja: Varet sa e përballon këstin, mund të zgjedhësh nga 1 muaj deri në 48 muaj.
/tvklan.al