Një grua nga Vlora, ka telefonuar policinë, pasi në një grumbull rëre që kishte marrë për të bërë punime në shtëpinë e saj, kishte gjetur mbetje kockore të dyshuara si ata të njeriut.

Policia thotë se ka marrë mbetjet dhe i ka nisur për në Mjekësinë Ligjore.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen ‘Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.