Një automjet ka marrë flakë në Behaj te Mallakastrës në aksin rrugor Levan-Tepelene. Makina “Benz” me targa AA615RX ka marrë flakë në ecje ndërsa fatmirësisht shoferi ka dalë nga mjeti sapo ka diktuar tymin.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.
Ndërkohë janë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.