Një bombul gazi ka marrë flakë në brendësi të një banese në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Kanë qenë familjarët që e kanë nxjerrë jashtë saj për të shmangur rrezikun.

Ata më pas kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse duke e lënë në oborr bombulën në flakë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë eliminuar rrezikun, duke fikur fillimisht zjarrin në të dhe më pas duke e larguar bombulën nga banesa./abcnews.al