
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës. Siç shihet në foto automjeti është përfshirë tërësisht nga flakët. Ndërkohë që pak metra më tej qëndron një patrullë policore.
Zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje. Sipas informacioneve, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, raporton Klan.
Teksa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.
