Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në kthesat e Qafë Thanës.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë pa u dëmtuar. Si pasojë e flakëve makina është shkrumbuar totalisht.
Gjithashtu në këtë aks është shkaktuar edhe trafik. Dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
