Një automjet ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Rinasit, ndërsa si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
