Një makinë ka marrë flakë në tunelin e Kalimashit, ku për pasojë ky tunel është bllokuar për disa minuta.
Mësohet se makina që ka shpërthyer në flakë i përket një shtetasi amerikan që jeton në Serbi. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët në makinë të shuhen.
Fatmirësisht nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, por ka vetëm dëme materiale. e.l/abcnews.al