Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të enjtje në Vlorë.

Sipas informacioneve mësohet se flakët kanë përfshirë një pjesë të kodrës në zonën e quajtur Kuzum Baba mbi qytetin e Vlorës.

Në zonë ndodhen forcat zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakeve, ku deri tani janë djegur një pjesë e bimësisë dhe shkurreve.Ndërkaq dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm./abcnews.al