BERAT- Loja me kartonë nga disa fëmijë në qytetin e Beratiti ka shkaktuar një zjarr mbrëmjen e sotme në lagjen e ish ‘Pjeshkore’.
Zjarri ka përfshirë një vilë 3-katëshe dhe është përhapur fillimisht në një nga dhomat e vilës dhe një kohë shumë të shpejtë ka depërtuar në të gjithë katin e dytë të vilës.
Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartonë dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat,nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si pasojë e zjarrit të rënë, janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile,i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër. Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule,por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës,që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin