Një person dyshohet se është marre me forcë në afersi të qëndrës së qytetit të Elbasanit .sipas burimeve disa te rinj jane konfliktuar me njeri tjetrin dhe teksa disa prej tyre jane larguar kanë marre ne mjet edhe nje nga personat qe po konfliktoheshin.Burime po ashtu informojne se deri me tani në polici nuk ka denoncim per të zhdukur.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.
Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.
Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.
/Egnatia news