Kolegji zgjedhor ka pranuar padinë e PS për kandidatët shtesë të PD.

Kështu ajo ka vendosur shfuqizimin e KAS dhe ka lënë në fuqi vendimin e  komisionerit. Në këtë mënyrë hiqen kandidatët shtesë dhe lihet në fuqi vetëm lista me 153 kandidatë të PD.

PD kishte paraqitur dokumentacionin me 222 kandidatë në listë, por që u hodh poshtë nga KQZ, duke miratuar vetëm  153 kandidatë.

Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji tha se KAS ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor, pasi numri i lartë i kandidatëve sjell problematika në garë dhe në procesin zgjedhor.

Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji tha pas mbledhjes seVendimi i sotëm nuk ishte një vendim me të cilin humbi PD apo fitoi PS , vendimi i Kolegjit Zgjedhor solli procesin në rregullshmërinë ligjore, pra të gjitha janë në pozita të barabarta për procesin zgjedhor për datën 25 prill. Besoj në ditët në vijim do diskutojmë dhe për fletën e votimit.

Debati gjatë mbledhjes

Salianji:

1. Shkelet parimi i barazisë në garë

2. Shkelet e drejta e votës preferenciales, pasi me shtimin e kandidatëve e bën të pamundur thyerjen e herësit

3. Ngarkohet fleta e votimit

Gjyqtari Vokshi: Cili është interesi juaj që e kundërshtoni?

Salianji: Cënohet gara pasi PD ka më shumë kandidat! Zgjidhja është te fryma e ligjit!

Vokshi: Neni 67, a është tagër i komisionerit apo i rregullatorit për numrin e kandidatëve!

Saljanji: Nuk është përcaktuar me ligj kompetencë e rregullatorit, prandaj i lind e drejta komisionerit!

Komisioneri i është referuar vendimit të Rregullatorit!

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso: Për herë të parë KQZ vjen pa një qëndrim në seancë, as pro dhe as kundër vendimit të KAS për listat e PD.

Kaso: PD ka qenë kundër arsyetimit të Komisionerit për numrin e kandidatëve për çdo qark! Shifra 222 nuk cënon numrin minimal të nevojshëm! Si e kemi interpretuar në nenin 67?

Numri minimal duhet të jetë sa numri i mandateve në çdo qark, por neni nuk parashikon kufi për numrin maksimal.

Gjyqtari Vokshi: A do ishte e mundur fleta e votimit sipas kritereve ligjore me 222 kandidatë.

Ivi Kaso: po. Ne mendojmë që paraqitja e listës sonë nuk e cënon përmbajtjen e fletës së votimit.

Ivi Kaso- Kemi një koalicion me 13 subjekte. Të gjitha këto subjekte s’mund t’ju kushtëzohet e drejta të garojnë në çdo zonë zgjedhore të paktën me një kandidaturë.

Numri i kandidaturave të paraqitura prej nesh nuk e shohim si problematike për fletën e votimit. Limiti i sipërm i kandidaturave është çështje vetëpërmbajtjeje dhe vetë përgjegjshmërie.

Salianji: Nëse në ankimim për kthimin për plotësim, KAS do thoshte: Lulzim Basha nuk lejohet të kandidojë, do ankimohej vendimi? Do e pranonit ju. Çfarë do bënit ju?

Kaso: Do të doja të rrimë në aspekte strikte e ligjore dhe nuk i përgjigjem spekulimeve apo hipotezave.

Gjyqtari Vokshi: Me rregullat e reja një kryetar mund të kandidojë në 4 qarqe, nëse kryetari i partisë kandidon në Kukës dhe subjekti fiton 3 mandatet! Kryetari mund te zgjedhë mandatin në ndonjë qark tjetër, si e zgjidh kodin?

Kqz: Nuk ka zgjidhje

Kaso: Ky rast do të cënonte vazhdimësinë e kuvendit!

Salianji: Kryetari ka në dorë ose të marrë mandatin e Kukësit ose të humbë një mandat! Nuk mundet që një kandidat për kryeministër të jetë i papërgjegjëshëm!

Top Channel