Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja kufizuese që do të ndërmerren për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.
Hoti ka thënë se komunat janë ndarë në tri grupe:
“Kemi përgatitur draft vendimin, që do të shkojë në Qeveri për votim. Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin.
Grupi i dytë i masave, është sipas kategorizimit të komunave sipas numrit të personave të infektuar. Komuna me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomi të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj opsioni merr me vete.
Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.
Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet cdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë”, tha ai.