Qeveria ka zgjatur gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri më 30 qershor 2023. Fillimisht gjendja ishte parashikuar deri në 31 dhjetor të këtij viti, por kjo gjë u shty në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Javën e shkuar Enti Rregullator i Energjisë mblodhi bordin, në të cilin u vendos të mosaplikohet fasha prej 800 kwh për abonentët familjar për muajin tetor. Por tashmë me vendimin e ri të qeverisë për shtyrjen e kohës së emergjencës energjetike mbetet e paqartë se si do të jetë çmimi i energjisë.