Gjykata e posaçme dënoi me 5 vite burg Ilir Kapetanin të arrestuar për korrupsion.
Sipas prokurorisë Kapetani në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë agjencisë së trajtimit të pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.
Sipas SPAK, Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.
