Nga Erion Murataj!

Opozita sot doli në shesh dhe bëri shumë mirë.
Nuk ka dyshim se është detyrë politike e një opozite të dali në shesh dhe të zgjojë shoqërinë mbi çdo të zezë që bën një qeveri.
E që qeveria e Ramës ka plot të zeza kjo ska asnjë dyshim.
Një gjë çaloi në këtë protestë, fytyrat e shplara që nga e keqja Sali Berisha lejoi të ligjëronin.
E ndërsa mund të thuhet se pas shuplakës që Blinken i dha opozitës ,në të njëjtën gjatësi vale ishte kundërpërgjigjia me pjesmarrjen në shesh .
Ishte një protestë që në optikën numerike quhet e suksesshme sidomos kur organizatorët janë ata që ende lëngojnë nga plagët e 8 janarit dhe hunjëve që lëshuan mes vetes në 2022 në selinë e PD.
Për mua s’ka dyshim që ky aksion është gjëja e duhur që duhet të bëjë opozita .
Por !
Fytyrat e lidershipi s’do mend që do ndryshuar.
Nëse i referohemi simbolikës së 20 shkurtit , them se duhen gjetur BURRA si ata të 1991 që rrëzuan bustin dhe diktatorin jo këta hunjëmbajtësit që mezi rrëzojnë gardhet me hekurishte të Ramës .