Dritan Dajti ka qenë sot i pranishëm në varrimin e nënës së tij e cila ndërroi jetë 1 ditë më parë.
Në foton e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta, Dajti duket mes turmës së njerëzve dhe efektivëve të cilët e kanë shoqëruar në çdo moment, që nga dalja deri në kthimin në qeli.
Drejtoria e Burgjeve, i aprovoi Dritan Dajtit lejën për të përcjellë në banesën e fundit, nënë e tij.
Sipas informacioneve, pas përfundimit të varrimit Dajti është rikthyer sërish në burg, në Peqin i shoqëruar nga efektivët.
