Ndërsa përflitet se nuk kanë një raport të mirë, Dua Lipa dhe Rita Ora kanë kanë bërë ‘xing’ me postimet e fundit. Ishte e para Dua që ndau një album me fotografi të shkrepura gjatë ditëve të fundit, por vëmendjen e mori njëra prej tyre ku shfaqej nudo e mbuluar më shkumë në vaskë.
Por më pas Rita ndau gjithashtu disa fotografi ku shfaqej tërësisht e zhveshur nga vaska. Dy artistet shqiptare me famë botërore nuk janë parë asnjëherë së bashku dhe thuhet se nuk flasin me njëra-tjetrën. Kur ishte në Tiranë, Rita foli për mundësinë e një bashkëpunimi me të dhe artistet e tjera shqiptare.
“Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera.
Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita.
/abcnews.al