Ky i fundit fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, edhe pse shpërthimi ka ndodhur menjëherë pas hyrjes së tij në mjet. Makina ka qenë e parkuar gjatë natës në oborrin e banesës, ku dhe dyshohet që të jetë vendosur sasia e lëndës plasëse.
Ende nuk ka një pistë të qartë nga ana e policisë, nëse lënda plasëse ishte vendosur për të paralajmëruar Ndrecën, apo kishte për qëllim eliminimin e tij, dhe diçka mund të ketë shkuar keq në planin e autorëve.
Kjo ngjarje vjen një ditë pas përplasjeve mes dy kampeve të opozitës në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku garojnë për kryebashkiakë dy emra nga radhët e opozitës, Zef Hila i mbështetur nga koalicioni Bashkë Fitojmë, dhe Klomentina Drini nga PD-ja zyrtare.
Kjo e fundit gjatë ditës së djeshme, humbi dhe mbështetjen e këshilltarëve të propozuar prej saj, të cilër u shprehën se Hila është kandidatura e duhur për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet e 14 Majit.
Ndreca nga ana e tij ka qenë pjesë e Rithemelimit dhe përkrahës i Hilës në zgjedhjet e ardhshme lokale, ku do të caktohen kryebashkiakët e vendit për 4 vitet e ardhshme.
(E.K/Faxweb.al)