Cristinao Ronaldo jep sinjale lamtumire, në përfundim të sezonit në kampionatin arab me Al Nassr.
“Ky kapitull ka përfunduar. Historia është ende për t’u shkruar. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve.” Këto pak fjalë të postuara nga Cristiano Ronaldo janë mënyra e tij me shumë gjasa për të thënë lamtumirë nga Al Nassr pas dy sezonesh, ku nuk arriti të fitonte asnjë trofe ekipor dhe u desh të kënaqej vetëm me fitimin e çmimit të golashënuesit më të mirë.
Njoftimi erdhi pas humbjes së skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli në javën e fundit të Saudi Pro League, çka solli edhe mungesën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve të Azisë për sezonin e ardhshëm.
Karriera e CR7, i cili ka arritur në kuotën e 936 golave, do të vazhdojë gjithsesi, dhe ëndrra e tij është të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që nis më 14 qershor në SHBA, ku nuk mungojnë edhe ofertat e shumta nga disa prej klubeve pjesëmarrës në këtë kompeticon.