Corentin Tolisso nuk bën pjesë në planet e Julian Nagelsmann për sezonin e ardhshëm. Mesfushori francez nuk ia ka dalë të kthehet një titullar i padiskutueshëm te bavarezët, teksa për keq kanë ndikuar edhe problemet e shumta fizike.

Gjithsesi, 26-vjeçari pëlqehet shumë në Serie A. Juventusi dhe Napoli e shohin si përforcimin e duhur për repartin e mesit të fushës. Kampioni i botës me Francën, ndodhet në merkato dhe Bayerni po tenton të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Corentin Tolisso

L’Equipe shkruan se dy klubeve italiane u është bërë e qartë: për të siguruar Tolisson nevojiten 20 milion euro dhe asnjë cent më pak. /abcnews.alSport