Me Vitin e Ri 2025 që “trokiti” në të gjithë botën, liderët e saj dërguan mesazhe për popujt e tyre, ku nuk munguan mesazhet e paqes, por edhe kërcënimet për luftë.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping: Xi përdori fjalimin e tij drejtuar kombit për të lëshuar një paralajmërim për forcat pro-pavarësisë në Tajvanin e vetëqeverisur, duke thënë se askush nuk mund ta ndalojë “ribashkimin” e Kinës me ishullin;
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin: Udhëheqësi i Kremlinit bëri homazhe për ushtarët që luftojnë në luftën në Ukrainë dhe u tha rusëve se gjithçka do të jetë më mirë në 2025-ën. Putin nuk bëri komente specifike për mundësinë e përfundimit të luftës;
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi: Në një mesazh në X, Modi shkroi: “Ky vit u sjellë të gjithëve mundësi të reja, sukses dhe gëzim të pafund. Të gjithë qofshin të bekuar me shëndet dhe prosperitet të mrekullueshëm”;
Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky: Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, presidenti i vendit falënderoi qytetarët e saj që dëshmuan se asnjë raketë nuk mund të mposhtë një komb që ka krahë. Zelensky tha se nuk kishte dyshim se presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump mund të arrinte paqen;
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa:Lufta në Gaza u trajtua në mesazhin e Ramaphosas për Vitin e Ri, ku ai bëri thirrje për përfundimin e armiqësive dhe lirimin e pengjeve izraelite. Ai tha se Afrika e Jugut është e përqendruar në unitet dhe zhvillim pasi mezi pret të presë samitin e G20 në 2025;
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer: Udhëheqësi laburist u zotua të rindërtojë Britaninë dhe tha se qeveria do të prezantojë një plan për të siguruar që njerëzit të kenë më shumë para në xhepin e tyre në 2025;
Presidenti i Francës, Emannuel Macron: Pas një viti të trazuar, Macron pranoi se vendimi i tij për të thirrur zgjedhje të parakohshme në qershor kishte krijuar më shumë paqëndrueshmëri politike. Ai gjithashtu adresoi konfliktet në të gjithë globin dhe tha se Europa nuk mund t’ia delegojë sigurinë e saj fuqive të tjera.
Top Channel